VIDEO/ Jahmir Hyka kthehet protagonist në Kinë, tund rrjetën në fitoren e skuadrës së tij

Një ditë pozitive ka qenë kjo e sotmja për Jahmir Hykën. Mesfushori shqiptar ka marrë rolin e protagonistit në Kinën e largët, ku u transferua në merkaton e verës. Lojtari 32-vjeçar ka tundur rrjetën me fanellën e Guizhou Heng Feng në fitoren që këta të fundit kanë marrë në shifrat 0-3 kundër Shenyang Urban.

Jahmir Hyka ishte autori i golit të dytë të takimit, që erdhi kur kronometri shënonte 40 minuta lojë. Një pasiguri e mbrojtësit kundërshtar ka bërë që të përfitojnë në radhët e Guizhou Heng Feng. Prej aty vjen një pasim për lojtarin shqiptar, i cili e gjen më pas veten në zonë një për një me portierin. Sigurisht që në një situatë të tillë topi i goditur nga këmbët e Hykës nuk mund të shkojë askund tjetër përveçse në portë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online