Dorëzohet në luftën për titullin kampion, trajneri i Bayern Munchen pranon humbjen: Urime Bayern Leverkusen!

Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel, ka hequr dorë nga lufta për titullin e Bundesligës, pasi skuadra e tij u mund 2-0 nga Borussia Dortmund. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Tuchel ka folur shkurtimisht për ekipin e drejtuar nga Xabi Alonso: “Urime Bayer Leverkusen”, tha trajneri i bavarezëve për “Sky Germany”.

Nga krahu tjetër, në të njëjtën linjë ishte edhe lojtari me përvojë i Bayern Munchen, Thomas Muller: “Unë nuk jam mësues matematike dhe nuk kam bërë llogari shumë, por të jemi të sinqertë, duket e pamundur që të fitojmë ne titullin kampion”, tha Muller. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/