Në Kosovë raportohet për krijimin e Superligës së Ballkanit, ja kush do të ishin tre ekipet nga Shqipëria

0

Në Kosovë është raportuar së fundmi edhe për krijimin e Superligës së Ballkanit nisur nga raportimet që vijnë nga Kroacia. Pas tronditjes së madhe që erdhi nga Superliga Europiane, futbolli është lëkundur jo pak dhe është lënë vend për të menduar se në të ardhmen do të kemi ndryshime serioze të kompeticioneve.

Gazeta “Olle” shkruan se po mendohet edhe për krijimin e Superligës së Ballkanit që do të ndahej në dy divizione që përbëhen nga 16 skuadra, ku 4 të fundit do të bien në të dytin. E nëse marrim për bazë këtë renditje, atëherë dallojmë Partizanin që ndodhet në divizionin e parë, ndërsa lista plotësohet nga Kukësi dhe Tirana që ndodhet në divizionin e dytë.

Por sigurisht që jemi ende në kuadrin e thashethemeve dhe nuk ka asnjë lëvizje serioze për të formuar një kompeticion të tillë. Fillimisht duhet të merret aprovimi i UEFA-s pasi dështimi i klubeve më të pasura në Europë ishte dëshmi e qartë se askush nuk mund të veprojë i shkëputur nga Qeveria e Futbollit. Për më tepër që gara e formuar në Ballkan do ta kthente stadiumin shpeshherë në fushë betejë. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.