“Në këto ditë karantinë mos bëni fëmijë”/Asprilla bën donacionin më të çuditshëm: Dhurojë 100.000 perzevativë

Shumë biznesmenë dhe shoqata bamirëse janë solidarizuar ne ndihme të personave të prekur me Covid-19. Jo vetëm para por edhe pajisje mjekësore, respiratorë e deri te stafi mjekësor janë vendosur në shërbim të shteteve më në nevojë. Por ka vendedhe për donacione të çuditshme të cilat kanë shkaktuar edhe habi tek popuj të ndryshëm. Siç ishte rasti i faqes pornografike “PornHub” e cila ofroi akses falas për rë gjithë italianët.

Këtë herë është një ish-sulmues i Parmës i cili është treguar zemërgjerë për një tjetër aksesor.  Faustino Asprilla dikur futbollist por sot pronari i një marke  perzevativësh ka vendosur të dhurojë 100.000 mijë pako perzevativësh. Pak sa e çuditëshme por Asprillamendon se edhe ky dhurim shërben shumë në këto ditë.

“Në këto kohë karantine për Coronavirus nuk është gjë e mirë të mbushesh me fëmijë. Unë kam shumë prezervativë në shtëpi dhe dua që njerëzit të më ndihmojnë t’i konsumoj sepse është shumë e vështirë për mua t’i përdor të gjitha. Unë kam vetëm 3.580,000 prezervativë në inventar derisa të mund të rihapim fabrikën dhe të ndihmoj popullatën. Unë synoj të jap një prezervativ si një dhuratë. Një mënyrë e veçantë për ta bërë karantinën më pak të hidhur”- ka thënë ish sulmuesi i Parmës./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online