“Kur sheh njerëz që ende dalin jashtë”, Strakosha ironizon me shpërndarjen e videos epike

Italia ende vazhdon të vuajë nga përhapja masive e pandemisë globale Covid-19, që deri tani ka lënë pas shumë të infektuar dhe viktima. Qeveria italiane ka marrë masa të rrepta për qytetarët e saj, teksa është mbyllur cdo aktivitet social dhe të gjithë banorët i janë nënshtruar izolimit. Të qendruarit në shtëpi duket se është e vetmja armë me të cilën njerëzimi mund të luftojë me këtë armik të padukshëm deri më tani, në mënyrë që t’i jepet frymëmarrje sistemit shëndetësor të kolapsuar për të trajtuar rastet.

Por ende ka persona që nuk e pranojnë karantinën dhe vendosin që të thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria, duke rrezikuar kështu shëndetin e tyre dhe të njerëzve të tjerë. E pikërisht kjo është diçka që portierit të Kombëtares shqiptare, Thomas Strakoshës, nuk i pëlqen aspak. Gardiani i Lazios gjendet i izoluar në Romë, ndërsa reagimin e tij për ata që thyejnë karantinën e bën të ditur me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetin e tij social. Fytyra e Strakoshës në videon epike të publikuar prej tij e tregon fare qartë edhe ironinë ndaj kësaj kategorie njerëzish, ndërsa zgjedh ta shoqërojë me fjalët: “Kur shikon njerëz që ende dalin jashtë“./Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

when you see people still going outside ?

A post shared by NEVER GIVE UP (@thomas_strakosha) on

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online