Në kërkim të talenteve kuqezi, FSHF bën publik planin

Shqipëria vijon të kërkojë talente anembanë Europës, por jo vetëm. Që më 26 nëntor nisin seleksionimet, për të vijuar deri më 17 dhjetor. Do të vëzhgohen elementë edhe në vendin tonë, në qytetet kryesore, ndërkohë që jashtë vendit Greqia, Zvicra dhe Italia janë “oazet” ku kërkohen lojtarë me të ardhme për kombëtaret e moshave.

NJOFTIMI I FEDERATËS – Sektori i ekipeve kombëtare pranë FSHF, njofton nisjen e seleksionimeve për ekipet përfaqësuese të Shqipërisë. Në lidhje me seleksionimet për datëlindjet 2001 deri 2005/2006 ju njoftojmë në lidhje me datat dhe vendet ku do të kryhen përzgjedhjet si më poshtë :

Seleksionimet në Shqipëri
-Fier: Datë 26 Nëntor 2018 ora 10:00
-Korçë: Datë 27 Nëntor 2018 ora 10:00
-Durrës: Datë 7 Dhjetor 2018 ora 10:00
-Shkodër: Datë 12 Dhjetor 2018 ora 10:00
-Tiranë: Datë 13 Dhjetor 2018 ora 10:00
-Elbasan: Datë 14 Dhjetor 2018 ora 10:00

Seleksionimet në Greqi  për datëlindjet 2001 deri 2005/2006, në datat 03, 04, 05 Dhjetor 2018 në Athinë, adresa: Qendra Sportive Ruf. Petru Ralli 58 & Pireos, Athinë.

Seleksionimet në Zvicër për datëlindjet 2001 deri 2005/2006, në datën 16 Dhjetor 2018 në Zurich: Adresa: Sportanlage Im Moss 8910 Affoltern am Albis.

Seleksionimet në Itali  për datëlindjet 2001 deri 2005/2006, në datat 17 Dhjetor në Milano dhe 18 Dhjetor në Romë, adresa: datë 17 Dhjetor Milano, Lombardia Uno Via Cilea, 116 20146 Milano dhe  18 Dhjetor Romë, USD Urbetevere Caclio Via della pisana, 379 00163.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online