Hamburgu në krye/ Mavraj triumfon në ish-shtëpinë e tij, por del edhe me karton të kuq

Një fakt kurioz është në takimin mes Këlnit dhe Hamburgut, i vlefshëm për javën e dytë të Bundesligës. Gjyqtari kryesor i ndeshjes Feliks Bryh është dëmtuar në fundin e pjesës së parë e ka pasur të pamundur të kthehet sërish në fushë. Në vend të tij është futur gjyqtari i katërt Sëren Shtorks, i cili një minutë pas futjes në fushë ka nxjerrë me karton të kuq mbrojtësin tonë të Hamburgut, Mërgim Mavraj. Qendërmbrojtësi i kombëtares sonë kishte marrë një karton të verdhë që në minutën e tretë dhe në të 59-tën mori të verdhën e dytë.

Moment i pafat për Mavrajn, i cili u dëmtua në kupë dhe mungoi në ndeshjen e parë të kampionatit, ndërsa sot la me 10 lojtarë Hamburgun dhe do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të kampionatit.

megjithatë, kthimi në Këln ishte fatlum për Mavrajn në aspektin e rezultatit, sepse Hamburgu fitoi 3-1, me dy gola nga Han e Ud në pjesën e parë, ndërsa në shtesë Sorensen shkurtoi në minutën e 97-të, por Holtbi në minutën e 100-të mbylli sfidën në favor të hamnburgut, triumfues 3-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online