Trajneri i Jang Bojs: Skënderbeu mposhti Dinamon, mjafton kaq

Adolf Hyter, trajneri i Jang Bojs, e ka komentuar pa ndonjë entuziazëm të veçantë shortin, por gjithsesi e ka marrë me filozofi, duke e pranuar se mund të shkonte edhe më keq. “Nuk jemi të kënaqur pas shortit, por as nuk ka pse të ankohemi. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur që të shkojmë të përgatitur në fazën e grupeve, e njohim shumë mirë Dinamon e Kievit.

“Partizani i Beogradit është një klub tradite, me tifozeri gjaknxehtë, që ka fituar kampionatin, ashtu edhe kupën në Serbi në sezonin e kaluar. Skënderbeu ka fituar kundër Dinamos së Zagrebit, gjë që do të thotë shumë rreth potencialit të kësaj skuadre”.

Ndërkaq, drejtori sportiv Kristof Spisher, tha: “Nuk ëhstë grupi që që do të dëshironim, por e pranojmë verdiktin dhe nga pikëpamja sportive shohim shumë mundësi, edhe pse e dimë se të gjithë kundërshtarët kanë cilësi. Shpresojmë që shumë tifozë të na mbështetin në ndeshjet në shtëpi. Nuk ndodh gjithmonë që klubet zvicerane të luajnë në fazën në grupe të turneve europianë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online