“Ne jemi shqiptarë, por fëmija është grek”! Flet babai i Andreas Ndojit për Kombëtaren: Nuk po shkojmë për luftë, zgjedhim Greqinë

Babai i Andreas Ndojit ka komentuar çështjen e mbrojtësit të Olimpiakosit. Pak ditë më parë u informuam se lojtari 19-vjeçar e ndryshoi sërish zgjedhjen e tij, duke kaluar nga Shqipëria te Greqia. Në një intervistë për “Fosoonline” në Greqi ka folur babai i futbollistit, Anesti Ndoji, i cili tregon se zgjedhja te helenët ishte edhe dëshirë familjare.

“Andreas ka luajtur në moshat e Shqipërisë dhe Greqisë. Ai ende mund të zgjedhë se për cilën Kombëtare do të luajë. Në Kombëtaret e Greqisë U17 dhe U19 kishte trajner Tassos Theo, një zotëri i shkëlqyer. Dhe në Kombëtaren Shqiptare ka luajtur në U17 dhe U21, por në ndeshje miqësore. Fëmija ka lindur në Greqi, ka shkuar në të gjitha shkollat e Greqisë, prindërit e tij janë shqiptarë, por jeta e gjithë familjes ka shumë vite në Greqi.

Të gjithë miqtë e tij janë në Greqi. Nuk mund ta mohojmë që jemi shqiptarë, por edhe fëmija është grek. Unë dhe gruaja ime duam që fëmija të luajë për Kombëtaren e Greqisë. Nuk është luftë. Është futboll, është puna e tij. Fëmijën e kemi lindur, e kemi rritur, është ende i vogël, ne duam të mirën e tij”, tha babai i Ndojit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online