E lë mbrapa Lionel Messi-n në shifra, Cristiano Ronaldo fiton 2.000.000 dollarë për një postim në Instagram

Bota moderne është e paimagjinueshme pa rrjetet sociale, të cilat janë bërë pjesë e pandashme e jetës së njerëzve. Natyrisht, as sportistët nuk janë imunë ndaj tyre, veçanërisht futbollistët, popullariteti i madh i të cilëve në rrjete u sjell fitime të mëdha.

Pjesëmarrësi më i ndjekur i Botërorit është portugezi Cristiano Ronaldo, i cili prej vitesh ka thyer të gjitha rekordet e mundshme në fushën e futbollit, por edhe në Instagram. Në shkurt, Ronaldo u bë personi i parë në botë me më shumë se 400,000,000 ndjekës në këtë rrjet social.

Kapiteni i Portugalisë aktualisht ndiqet nga më shumë se 496 milionë njerëz në Instagram, gjë që e vendos atë shumë përpara konkurrencës në industrinë e tij. Në vetëm një vit, numri i ndjekësve të Ronaldos praktikisht u dyfishua.

Ky futbollist 37-vjeçar mban edhe vendin e parë për sa i përket fitimeve nga reklamat në profilin e tij në Instagram. Përkatësisht, Ronaldo fiton 2.000.000 dollarë për një reklamë! Pas Ronaldos qëndron lojtari i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, i cili ndiqet nga 373 milionë njerëz në Instagram. Është interesante se Messi fiton dy herë më pak se Cristiano Ronaldo (1,000,000 dollarë) për postimet reklamuese. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online