“O “shqiptar idiot”, nuk do bëhesh kurrë grek”! Mamaja e Andreas Ndojit në lot zbulon se çfarë i thonë lojtarit në Greqi: Të huaj në Shqipëri, të huaj këtu

Andreas Ndoji ishte tema më e përfolur së fundmi në Shqipëri. Futbollisti 19-vjeçar i Olimpiakosit zgjodhi që të linte sërish Shqipërinë për t’iu bashkuar Greqisë. Në një intervistë të fundit për “Fosoonline” në Greqi, mamaja e lojtarit, Dora Ndoji, ka treguar të gjithë situatën e vëvshtirë që po kalojnë pas zgjedhjes së tyre.

“Kam 22 vite që punoj në Greqi, i kam bërë të gjitha punët, nga ato të shtëpisë, të shkallëve, hekurosje, kam ndihmuar burrin si punëtor ndërtimi, digjem edhe në zjarr tani. Dhe të kërcënohem, të mallkohem, të më shajnë me çdo etiketim unë që jam martuar që 15-vjeç, burri im ishte 22-vjeç atëherë, thjesht se djali nuk zgjodhi Shqipërinë?. Pyetini të gjithë se çfarë familje jemi. Me shumë mundim arritëm të blejmë shtëpinë.

Po i dërgojnë shumë mesazhe abuzuese edhe djalit tonë, është shumë i mërzitur. I kishin marrë firmën në një letër në Shqipëri, ai nuk dinte të lexonte mirë shqip, nuk e dinte se po firmoste për të kaluar te Shqipëria. Fëmija nuk do të luaj te Shqipëria, ai do Greqinë.  Në Shqipëri tani e quajnë “tradhtar” dhe në Greqi disa i thonë: “o shqiptar idiot”, nuk do të bëhesh kurrë grek”. Të huaj andej, të huaj këtu. Vazhdoj të qaj me atë që na ka ndodhur në ditët e fundit”, tha mamaja e Ndojit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online