“Ne jemi më shumë “Fair Play” se duhet”! Orges Shehi i kthen përgjigje Kastriotit: Asnjë lojtar i joni…

Laci ka fituar me shifrat 0-1 kundër Apolonisë teksa Emiljano Musta arriti që të tundte rrjetën. Menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë, pas një gabimi fëmijnor në mbrojtjen e Apolonisë, Musta do të shënonte. Ekipi vendas kishte mundësi për të barazuar rezultatin, por nuk arritën që të shfrytëzonin mundësitë e krijuara.

Nga krahu tjetër situata absurde u krijua te Tirana-Kastrioti. Hoxhallari arriti që t’i jepte avantazhin dhe tre pikët bardhebluve në fitoren 1-0, ndërsa krutanët menjëherë kërkuan që të ndërpritej ndeshja. Në aksionin e golit ishte një futbollist i Kastriotit që ishte i dëmtuar dhe kjo solli acarimin e tepruar të miqëve. Megjithatë pas kësaj fitore është Tirana që mban gjallë shpresat për titull. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve:

Shehi (Tirana): “Nuk është se ne jemi anti-Fair Play ne kemi një gjë të tillë, unë atë moment nuk e kam parë. Asnjë nga lojtarët nuk e kishin mendjen, ato e kishin mendjen të shtynin nga krahët. Ne jemi më Fair Play se duhet. Është një javë e rëndësishme për ne, edhe derbi edhe ndaj Kastriotit. Sot e arritëm tani shpresojmë të kemi edhe ndeshjen derbi. Duhet të fokusohemi tek e ardhmja dhe jo tek e shkuara. Kjo ndeshje ndaj Partizanit është e rëndësishme ne kemi afër Laçin dhe Vllazninë, skuadrat afër nesh kanë objektiv Europën dhe ne të njëjtën kemi më pas nëse distanca ngushtohet ne do të luajmë gjithçka për gjithçka. Unë sjam marrë kurrë as me kundërshtrarët as tek arbitrat, unë i kam dhënë dorën drejtuesve të Kastriotit dhe Ndreut sepse futbolli është Fair Play.”

Kamarata (Apolonia): “Matematika na lejon që të shpresojmë për mbijetesën, por të jemi të sinqertë, është thuajse shumë shumë e vështirë. Ajo që unë i kërkoj lojtarëve është që të japin maksimumin e tyre dhe të bëjnë garën e drejtë kundër kundërshtarëve”.

Duro (Laci): “Ne kishim lojën në kontroll, në gjithë ndeshjen. Duhet të themi se këto ndeshje janë të vështira pasi presioni është i gjithi te ne. Nëse do të linim pikët këtu, atëherë nuk vlenin më ndeshjet e mbetura. E rëndësishme është vetëm që ndeshjet të fitohen pasi ka shumë faktor që ndikojnë në uljen e performancës. Ne me ekipet e forta kemi qenë superior dhe më shumë frikë kam këto ekipet e dobëta pasi kur nuk ke sulmues tipik goli, këto situata vështirësohen. Nuk është rastësi që ndaj Partizanit kemi luajtur 5 ndeshje dhe nuk kemi humbur asnjë ndeshje, me Vllazninë, me Teutën. Nëse nuk do të gabonim me ekipet e vogla do të ishim në vend të parë dhe me pikë diferencë. Me Nuabuezen e vjetshëm do të ishim shumë para me pikë”.

Ndreu (Kastrioti): “Ne e kemi respektuar Fair Playn gjatë gjithë ndeshjes. Nuk kishte punë fare se ishte faull apo jo, nuk ka rëndësi fare. Lojtari ynë ra në tokë dhe mbeti pa frymë. Loja duhet të ndalohej menjëherë. Ndoshta nuk janë nga Tirana që të ndalojnë lojën. Ne po prisnim që Tirana të ndalonte lojën, jo arbitri. Ne na shohin si ekip i vogël dhe ndëshkohemi. Më vjen keq që Tirana si ekip simbol të mos respektoj Fair Play. Por këto tensione janë normale dhe ndodhin në gjithë botën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online