“Ne jemi kampionët”! Legjenda e Partizanit për derbin: Mos e nënvlerësoni Tiranën, por i mposhtim

Partizanit nuk arriti që të mposhte Skënderbeun në ndeshjen e fundit të kampionatit shqiptar duke lënë pikë të rëndësishme për titullin. Ekipi i Dajës do të përballet kundër Tiranës në derbi dhe është i dënuar për fitore. Ndërkohë legjenda e Partizanit, Edmond Dosti, ka karikuar ekipin para derbit.

“Të enjten luajmë derbin kundër kundërshtarit të përjetshëm, por nuk duhet nënvlerësuar. Ne jemi në kushtet që mund t’i mposhtim dhe duhet t’i mposhtim, nuk ka rrugë tjetër. Fitorja e derbit vlen sa një kampionat. Nëse jemi të përqendruar dhe të bindur për sukses, atëherë do t’ia dalim. Unë mendoj se djemtë janë gati për të përballuar ndeshjen e derbit, besoj shumë te fitorja.

Ne (ish-pjesëtarët e klubit dhe tifozët) po mundohemi t’i transmetojmë trajnerit dhe skuadrës besim te fitorja. Ka shumë rëndësi që në fushë të zbresim me bindjen se mund ta mposhtim kundërshtarin, sepse jemi në rrugë të mbarë për fitimin e kampionatit. Dhe jemi një familje e madhe me emrin Partizani. Suksese dhe me një fitore PMTP! Derbi nuk është një ndeshje për t’u luajtur, por për t’u fituar. Ne jemi kampionët PMTP”, shkruan Dosti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online