Ambienti në klubin e Juventusit prej kohësh zien i gjithi dhe arsye është çështja e trajnerit të ri. Shumë emra të përfolur, por ende asgjë e konkretizuar… të paktën deri ditën e sotme, teksa në mëngjes ka shpërthyer një bombë e vërtetë.
Federico Genarelli, gazetar i “Radio Sportiva”, ka raportuar se Juventusi e ka gjetur trajnerin e ri, i cili ka firmosur një kontratë 4-vjeçare. Bëhet fjalë për Pep Guardiolën.
Doveva essere la giornata decisiva. Lo è stata: Pep #Guardiola sarà il nuovo allenatore della #Juventus. Contratto di 4 anni.
Deal done ?@RadioSportiva
— Federico Gennarelli (@F_Genna88) May 21, 2019
Po, e lexuat mirë. Pep Guardiola duket se ka lënë Mançester Sitin dhe do të marrë drejtimin e Juventusit. Zyrtarizimi pritet të bëhet në orët në vijim.