Në Greqi e raportojnë mes jehonës! Fërkojnë duart për tronditjen nga Shqipëria: 90% është punë e mbyllur, finalja larg Air Albania

Nëse në Shqipëri do të qajmë pasojat e largimit të finales së Conference League, fqinjët tanë grekë kanë kaq shumë arsye për t’u gëzuar. Në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News” ishte i ftuar edhe Eno Skarço i cili u shpreh: “UEFA do ta dënojë ashpër Shqipërinë. Sipas informacioneve që kam, finalja do të hiqet nga vendi ynë dhe do të transferohet në Athinë. Është 90% e sigurt. Por ka edhe disa ditë për tërheqje nga përjashtimi, kështu që ne jemi ende kohë,” tha Skarço.

Këto fjalë kanë tërhequr vëmendjen e mediave greke “Newsit.gr” dhe “Ethnos.gr”, e cila “fërkon duart” dhe njofton sportdashësit se duhet të nisin përgatitjen për finalen që mund të zhvillohet në Athinë. Sigurisht, nëse ndodh një gjë e tillë, padyshim që duhet të shpalosen edhe disa banderola me emrat e politikanëve shqiptarë si sponsorët kryesor që e mundësuan këtë transferim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online