“Të gjithëve na vjen keq që Seferi nuk u përfshi në Kombëtare”, Tefik Osmani: Që kur erdhi Shehi, askush nuk e ka dominuar Tiranën

Tefik Osmani ishte i ftuar në “Rubrika Sportive” në “RTSH”. Aty është diskutuar sa i përket gjendjes së Tiranës që po shkëlqen në këtë sezon. Drejtori i bardhebluve është shprehur se që pas ardhjes së Shehit, asnjë kundërshtar nuk i ka dominuar kryeqytetasit.

“Derbi? E dinim se me ndërrimin e trajnerit do të bëhej më e vështirë. Të gjithë e kishim atë shqetësimin se si do të paraqiten. Por arritëm të fitojmë. Shënoi Devid, të gjithë festuam edhe për faktin se është një lojtar që punon shumë për skuadrën. Seferi? Të gjithëve na vjen keq që nuk është përfshirë në listën e Kombëtares. Është shënuesi më i mirë i kampionatit.

Megjithatë, edhe sulmuesit e tjera që ka thirrur janë shumë të mirë. Në sezonin e kaluar dështuam. Por në këtë sezon kisha shumë besim, sepse stafi bëri një punë të mirë. Që kur ka mbërritur Shehi, nuk kemi patur ndonjë ndeshje ku jemi dominuar nga kundërshtari, kjo më jepte shumë besim”, tha Osmani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online