Në Gjermani po fitojnë tifozët, “jo” futbollit të së hënës

Në Angli tashmë janë mësuar, por në Gjermani tifozët nuk duan futboll Bundeslige të hënën. Eksperimenti i këtij sezoni, me spostimin e një takimi të Bundesligës të hënën, ka ngjallur protesta masive dhe boshatisje të stadiumeve në mënyrë demonstrative, çka ka shqetësuar jashtë mase drejtuesit e lartë të futbollit gjerman.

Prej vitesh Bundesliga është ndër kampionatet më seriozë në Europë dhe me stadiume të tejmbushur, ndaj është e qartë që askush nuk dëshiron konflikt me tifozët dhe shefi ekzekutiv i Dortmundit, Hans-Joahim Vacke, është treguar i qartë: “Gjermanët nuk duan të imitojnë anglezët. Kontrata televizive zgjat deri në 2021 dhe 80% e tifozëve gjermanë nuk duan të shkojnë në stadium të hënën. Nuk ka shans të shkojmë kundër 80% të tifozëve”.

Ndërkaq, Dortmundi ka ndalur futjen në stadium të shajeve të ndarë më dysh, me stemat e dy skuadrave që luajnë ditën e ndeshjes. Në fundjavë Dortmundi ndeshet me Lajpcigun, klub armik për tifozët e Dortmundit, ndaj nuk do të lejohet shitja dhe futja në stadium e shajeve ku shfaqet logoja e klubit të Red Bullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online