Direkt/ Vjen goli në Vlorë, befasi e Luftëtarit

Flamurtari për vendin e dytë, Luftëtari për të ëndërruar gjëra të mëdha: sfida që luhet sot në Vlorë është shumë interesante, sepse vë përballë dy skuadra mjaft cilësore, që dinë të luajnë mirë futboll dhe që e kanë thuajse si një derbi, duke parë që te Luftëtari luajnë disa “ish” të Flamurtarit.

Dy sfidat e këtij sezoni nuk kanë pasur fitues, por Flamurtari nuk mposhtet prej shumë vitesh nga gjirokastritët. Të dyja skuadrat kanë mungesa të rëndësishme, sidomos me peshë ato të Flamurtarit, sepse lojtarë si Musta, Danilo Alvesh, Zhufo apo edhe Muarem mund të ishin fare mirë titullarë sot.

EPISODET

90’+1 Bregu nga goditja e dënimit, shumë pranë golit. Gjuajtja përfundon jashtë, ngjitur me shtyllën.

90′ Nedeljkoviç humbet rastin e ndeshjes për Flamurtarin. Një goditje nga Bicaj devijohet dhe brenda zone Nedeljkoviç del i vetëm me portierin Ruçi, por ky i fundit arrin të evitojë golin, duke grushtuar.

88′ Bushiç në zonë, tenton kombinimin me Hysenin dhe vë nën presion mbrojtjen gjirokastrite, por portieri Ruçi zotëron topin me vështirësi.

68′ Dëmtohet edhe mesfushori Useini te Flamurtari. Futet Kamara.

62′ Kërkon penallti Flamurtari, por gjuajtja e Pollozhanit duket se është ndalur me gjoks nga Beqiri.

61′ Nurkoviç dëmtohet, debuton te Flamurtari portieri Pano Qirko.

57′ Goditje dënimi për Flamurtarin, top në zonë, ku godet Veliu, por larg një mbrojtës me fat. Në kundërsulm rrezikon Luftëtari, i frikshëm në çdo kundërzbritje.

54′ GOL LUFTËTARI Kundërsulm perfekt i Luftëtarit, Abazaj fut një top në zonë, asist perfekt për Shkurtajn, i cili te pika e 11-metërshit gjuan qetësisht dhe shënon. Vlonjati nuk feston për golin…

49′ Shkurtaj tenton nga distanca. Goditje e fortë me të djathtën, por Nurkoviç pret pa problem.

41′ Luftëtari krijon rrezik në portën vlonjate. Rroca godet fuqishëm, por Nurkoviç pret në dy kohë.

32′ Nedeljkoviç i afrohet golit, duke gjuajtur fort nga e djathta e sulmit, por sërish i pafat sulmuesi i ardhur në janar te Flamurtari.

30′ Rast i dyshimtë në zonën e Luftëtarit, me Flamurtarin që kërkon penallti për një prekje me dorë. Nuk është i të njëjtit mendim arbitri.

16′ Flamurtari krijon rastin e parë të rrezikshëm, me Nedeljkoviç që merr një top nga mesfusha, ndal bukur me gjoks, por shkon drejt anësores. Kros i rrezikshëm në zonë, por askush nuk e devijon.

Superiore

E enjte, 1 mars 2018

Flamurtari – Luftëtari         0-1

Shënues: Shkurtaj 54′

Flamurtari: Nurkoviç (Qirko 61′), Siljanovski, Pollozhani, Bicaj, Veliu, Useini (Kamara 68′), Sidibe, Zuka, Ardit Hoxhaj (Hyseni 75′), Nedeljkoviç, Bushiç. Të gatshëm: Deliaj, Maze, Muçollari, Tushi

Trajner: Shpëtim Duro

Luftëtari: Ruçi, Xhekson, Beqiri, Jakovljeviç, Liçaj, Aleksi, Ramadani, Rroca, Bregu (Rapo 90’+3), Abazaj, Shkurtaj. Të gatshëm: Athanasopulos, Demo, Marko Aurelio, Minga, Lamçja.

Trajner: Hasan Lika

Kartonë të verdhë: Useini 22′, Sidibe 43′, Hyseni 86′ / Rrapo 90’+4

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online