Raiola ngacmon sërish Milanin: Për mua, Donaruma duhet të largohet

Mino Raiola nuk humbet rast për të ngacmuar Milanin, duke dërguar mesazhe që trazojnë ambientin kuqezi, pasi dihet sa delikate është tema Donaruma.

“Xhixhio ka bërë një zgjedhje, që është qëndrimi te mMilani dhe unë e respekton. Megjithatë, nëse më kërkon të largohet, do të nisja menjëherë punën, sepse ka plot oferta të rëndësishme. Të ishte për mua, Donaruma duhet të largohet nga Milani”, ka deklaruar Raiola duke folur për emisionin “Calcio&Mercato” në Rai.

BALOTELI – Gjatë intervistës, prokuratori ka hapur derën edhe për një kthim të mundshëm të Mario Balotelit në Itali: “Mario është gati, është pjekur dhe është një ndër 10 sulmuesit më të mirë në botë: në Itali është numri 1. Vlen 100 milionë euro, por është me parametër zero, ndaj është një biznes fantastik. Po flas që tani me disa klube në Itali e Angli, duke nisur nga Juve, Roma, Napoli e Inter. Te Milani? Jo, atje jo, sepse është Mirabeli dhe me të nuk mund të flas, nuk jam në nivelin e tij”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online