Në fushë me apo pa Napolin/ juventusi nuk bën pas, bardhezinjtë duan fitoren në tavolinë me Napolin

Situata në Itali vazhdon të jetë kaotike sa i përket super sfidës mes Juventusit dhe Napolit. Dy skuadra që në vitet e fundit kanë qenë kundërshtarë edhe për titullin kampion duket se nuk e vulosin rezultatin në fushën e lojës, por në tryezë. Të paktën kjo është ajo që kërkon “Zonja e Vjetër”.

Napoli nuk është lejuar nga autoritetet lokale të udhëtojë drejt Torinos pas rasteve pozitive me Covid-19 te të kaltrit. Megjithatë Juventusi nuk tërhiqet pas. Shtyrja e ndeshjes nuk është në planet e kampionëve në fuqi të Italisë dhe këtë e kanë bërë të qartë sërish në faqen zyrtare.

Juventusi kujton edhe njëherë të gjithë tifozët se sot është dita e ndeshjes, si dhe jep informacionin mbi orarin kur do të luhet. Një shenjë e pastër kjo se bardhezinjtë i qendrojnë besnik vendimit të djeshëm për të zbritur ekipin në “Alianz Stadium”, me apo pa Napolin përballë. Diçka e tillë do të sillte një fitore 3-0 në tavolinë për Juventusin, që në këtë mënyrë do të kalonte lehtë një nga kundërshtarët e drejtpërdrejtë të Serie A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online