Çudi nga Franca/ Po humbnin 6-1, trajneri i kërkon fanellën Neymar-it në mes të ndeshjes

Një çudi e pazakontë vjen këtë herë nga Franca. Shifrat shënonin 6-1 në favor të PSG-së, por trajneri i Angers e kishte mendjen tjetërkund. Gajtë pjesës së dytë të takimit, kreu i pankinës së Angers ka përfituar nga një ndërprerje e ndeshjes për të komunikuar me Neymar.

Arsyeja ishte surprizuese, teksa i kërkonte fanellën pas vërshëllimës përfundimtare. “Hej Ney, mund të ma japësh fanellën tënde pas ndeshjes?”, ishte kërkesa e Moulin në drejtim të yllit brazilian, që ka pranuar ta bëjë një gjë të tillë. Me sa duket trajneri francez ishte i bindur se radha për të marrë fanellën e Neymar nga lojtarët e tij do të ishte e gjatë dhe ka vendosur të prenotojë përpara kohe.

Megjithatë nuk dukej momenti i duhur për ta bërë diçka të tillë, në mes të ndeshjes dhe kur ekipi po humbte me shifra të frikshme. Për më të tepër duhet të jetë në momentet e rralla kur një trajner kërkon fanellën e një lojtari kundërshtar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online