Milan “fëmijësh” ndaj Spezias, vetëm mbrojtësi është mbi 25 vjeç ditën e sotme

Milani do të luajë përballë Spezias në orën 6 ditën e sotme. Kuqezinjtë do të tentojnë fitoren e tretë në kampionat, sepse përballë kanë një kundërshtar relativisht të lehtë. “Djalli” do te luajë pa lojtarin e tyre kryesor, Ibrahimoviç, pasi ky i fundit rezultoi me COVID-19. Gjithashtu edhe Ante Rebiç nuk është i grumbullar përshkak se kroati dëmtoi krahun në ndeshjen ndaj Crotones.

Interesant është fakti që Pioli ka thirrur një skuadër mjaft të re, ku vetëm Kjaer do të jetë lojtari i vetëm mbi 25 vjeç në fushën e gjelbërt. Pra praktikisht do të jetë një Milan të rinjsh kundër Spezias. Drejtuesit e Milanit, Maldini dhe Gazidis janë fokusuar tek projekti në të ardhmen, duke investuar në lojtarë të rinj si Maldini, Colombo, Leao që kanë treguar potencial për tu rritur në të ardhmen./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online