Armando Sadiku ka mbërritur me jehonë të madhe në Bolivi. Sulmuesi shqiptar firmosi për Bolivarin dhe vetë ambienti sportiv priste shumë nga lojtari që kishte CV të pasur në Europë. Për më tepër duke luajtur edhe në Europianin e Francës, atje ku arriti që të realizonte kundër Rumanisë.
Nisur nga të gjitha këto te Bolivari menduan se e kishin gjetur golashënuesin. Gjithashtu edhe vetë sulmuesi ishte i bindur te suksesi ndërsa si diskutim shtrohej numri i golave që do të shënohej. Kjo ishte tema e diskutuar në të shkuarën e freskët teksa koha po kalon dhe Sadiku nuk e ka shënuar ende golin e parë me Bolivar.
Kulmi arriti në ndeshjen e fundit kundër Ëilsterman. Trajneri do t’i jepte Sadikut mundësinë për të shënuar nga penalltia, por sulmuesi shqiptar do të gabonte edhe aty. Nisur nga këto performanca zhgënjyese trajneri e la në stol për 90 minuta që të reflektonte për gabimet e bëra në ndeshjen e djeshme që Bolivari fitoi në shifrat 2-0 kundër Tomaypo.
Vendin e Armando Sadikut e kishte marrë Miranda te Bolivari, duke qenë përkrahë sulmuesi tjetër të palëvizshëm, Ramos. E teksa Miranda dhuroi paraqitjen zhgënjyese, trajneri sërish nuk zgjodhi që të aktivizonte Sadikun. Në minutën e 67 Gonzalez ka aktivizuar një talent 18-vjeçar që debutoi me Bolivarin dhe arriti që të jepte asist në golin e dytë. /Sport Ekspres/