Për hir të derbit me Barcelonën në La Liga, “demi” Keidi Bare nuk ka mëshirë për shokët e “shtëpisë së dytë”

Keidi Bare është një prej futbollistëve shqiptarë më në formë të momentit që luajnë në Europë. Te Espanjoli jo vetëm që është titullar i padiskutueshëm, por ka fituar prej kohësh zemrën e tifozëve pasi jep gjithçka në fushën e lojës. Në ditën e sotme për Keidi Baren ishte ndeshje e veçantë pasi përballë gjente Malagan që e ka cilësuar si “shtëpi të dytë”. Jo më kot pasi ishte pikërisht ky ekipi që i hapi derën mesfushorit kuqezi për ta ngritur cilësisht në futbollin “e të rriturëve”.

Pavarësisht se përballë tij ishin shokët që e këshilluan gjatë gjithë kohës për të mbërritur në këto nivele, Bare nuk kishte asnjë mëshirë me performancën e treguar. I njëjti “pitbull” si do ta emërtonin tifozët e Espanjolit ose i njëjti “dem” siç do ta quante lojtari i Malagas, Cristian Rodriguez.

Espanjoli arriti që të fitonte në shifrat 3-0 me Malagan dhe pas këtij rezultati është vetëm një hap larg zyrtarizimit të kthimit në La Liga, atje ku do të luhet sërish derbi i Katalonjës kundër Barcelonës. Aktualisht Espanjoli kryeson renditjen me 6 pikë më shumë se Mallorca dhe 14 pikë më tepër se Almeria kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje nga fundi. Formula e kampionatit në La Liga 2 i jep mundësinë dy vendeve të para që të marrin biletën direkte për ngjitjen në elitë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online