Ndryshon Skënderbeu, Daja tregon planin e kualifikimit

0

Trajneri i korçarëve flet për mënyrën si mendon ta zgjidhë ndeshjen e së enjtes: Të bëjmë pjesën e dytë të Çekisë, të jemi më agresivë!

Leonard Trebicka

E pa kundërshtarin në ndeshjen e parë, ka parë edhe videon e ndeshjes në kampionat, ku Mlada humbi 1-2, kështu që e njeh shumëmë mirë këtë kundërshtar. Trajneri Ilir Daja duhet ta mundë Mladën të enjten, kur e pret në Elbasan. Ai po e përgatit me shumë detaje këtë sfidë dhe pret nga Skënderbeu ta tregojë në fushë e se meriton të kalojë më tej. Kreu i stolit korçar u shpreh dje për “Sport Ekspres” se do të ketë ndryshime në formacion, sepse kthehet dy titullarë, por edhe sepse duhet t’i përgjigjet ndryshe kundërshtarit.

MLADA – Për skuadrën ceke, pasi ka parë dhe ndeshjen e saj në kampionat, trajneri Daja tha: “Nuk mund të shprehem në të gjithë elementët e kundërshtarit, pozitive apo negative, sepse sot mediet janë “online” dhe informacioni merret në kohë rekord, kështu që e marrin edhe çekët. Duke iu referuar ndeshjes së parë,ka qenë një anë pozitive e Mladës, që krijon hapësirat e duhura, ka një ndërtim sulmi goxha të mirë, këtu flas edhe për kundërsulmin. Por më ra në sy fakti se në ndeshjen e parë, sidomos në pjesën e dytë, Mlada nuk paraqiti freski fizike. Janë dy elementë, që i kam konstatuar nga ajo që kam parë, por ka edhegjëra të tjera, pozitive apo negative. Të gjitha nuk mund t’i shprehim, pasi duhet t’i përdorim në takimin e kthimit dhe disa gjëra edhe ruhen.”

NDRYSHIMET – Po çfarë do të ndryshojë Daja ditën e enjte? Ai nuk ka dëshirë ta zbulojë gjithçka, por pranon se do të ketë lëvizje.“Të them të drejtën, nuk duhet të ndryshojmë ndonjë gjë të madhe,sepse, po të shikohet pjesa e parë, nuk ishte e mirë. Kishte humbje të topit në situata të thjeshta pasimi. Aty nuk ndërhyn dot stafi, pasi janë elementët tanë pozitivë, por në atë ndeshje nuk u shprehën mirë. Në kthim do të këmbëngulim të bëjmë pjesën edytë të Çekisë. Të jemi sa më agresivë, qoftë në presing, qoftë edhe në ndërtimin e aksioneve të shpejta, sepse përpara portës edhe atje kemi pasur situata. Këto janë ato që duhet të ndryshojnë lojtarët. Do të ndryshojmë ndonjë gjë edhe në formacion, por nuk është se do të bëjmë lëvizje të mëdha, sepse paraqitja që kemi bërë deri tani në tre ture, pjesa më e madhe kaqenë pozitive. Secili ekip ka veçantitë e veta, por duhet të përballemi sa më mirë me kundërshtarë të ndryshëm. Le të përfitojmë sa më shumë nga anët negative të Mladës”, – përfundoi trajneri Daja.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.