Ndryshime në portën e Peskarës, zbardhet e ardhmja e Kastratit

Elhan Kastrati u aktivizua në katër ndeshje gjatë këtij sezoni me ekipin e Peskarës, aty ku zhvilloi paraqitje tepër pozitive. Gardiani shqiptar nuk pati shumë hapësira dhe pritet të ndërrojë ekip.

“Delfinët” kanë zgjedhur 36-vjeçarin Simone Fareli si portieri të dytë dhe kanë vendosur të huazojnë 22-vjeçarin nga Hasi. Kastrati pritet të vijojë karrierën në një klub të Serie C, sipas raportimeve të “Corriere dello Sport”.

Portier i parë i ekipit ku aktivizohet edhe Ledian Memushaj do të vazhdojë të jetë Vinçenco Fiorilo, ndërsa Kastratit, i cili numëron gjashtë ndeshje me Shqipërinë U21, i duhet të sigurojë sa më shpejt një akord me ekipin e ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *