Ndryshe nga Florian Marku! Do ndeshet në Shqipëri me boksierin që nxori në pension Mike Tyson, Hysa: Nuk dua..tituj lagjesh

0

Nelson Hysa do të ketë një ndeshje të kalibrit të rëndë në Durrës. Ndryshe nga Florian Marku që përzgjedh rivalë të lehtë, boksieri shkodran do të përballet me Danny Williams, që nxori në pension Mike Tyson. Në intervistën e dhënë për Sport Magazine që transmetohet në Ora News me Altin Sulçen, Hysa u shpreh se nuk kërkon të fitojë tituj lagjesh.

“Në këto kohë që po flasim jam në stërvitje. Kjo periudhë është ndër më të ngjeshurat e mia. Më datë 13 nëntor do të kem një ndeshje të rëndësishme në Durrës, një ndeshje me një nivel boksieri që nuk ka ardhur ndonjëherë në Shqipëri. Boksieri që do të boksoj është  Danny Williams. Unë kam nderin të boksoj me atë boksier. Danny Williams është boksieri që ka qenë numri 2 në botë, që ka nxjerrë në pension Mike Tyson. Ka qenë 3 herë Kampion Anglie. Ka qenë 5 herë në radhë për tu bërë kampion bote. Ka 53 fitore, është boksieri më i mirë që ka ardhur ndonjëherë në Shqipëri. Edhe publiku që po na ndjek duhet ti ndajë gjërat.

Shikoj ëndërra por ka pak kohë që i shikoj me sy hapur. Kam një ëndërr për të cilën dhe kur flas emocionohem. Unë besoj te vetja te fuqitë e mia dhe me çfarë po shoh në boksin profesionist kam një ëndërr që një ditë të ndeshem për një titull të madh, jo tituj lagjesh. Kam një shpresë në rrugën që po ndjek me stërvitjen dhe njerëzit që kam afër kam ëndërr  që një ditë të boksoj dhe të dueloj për një titull serioz kampion bote”, tha Nelson Hysa. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.