Ndreu: Shkurtaj më i miri, nuk kam frikë asnjë trajner!

Kukësi siguroi kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë pas fitores me Teutën. Sfidën e dytë e vendosi goli i Rexhinaldos, ndërsa tashmë është radha e kampionatit. Ekipi i Ndreut do të udhëtojë nesër drejt Fushë-Krujës për t’u përballur me Kastriotin.

Trajneri i Kukësit vlerëson kundërshtarin e radhës dhe nuk i kursen elozhet për Vasil Shkurtajn. Sulmuesin e cilëson më të mirin dhe rikthimi te golat mund ta dërgojë atë në kombëtare.

Kukësi nuk i ka humbur shpresat për titullin, nuk dorëzohet deri në fund, ndërsa trajneri e mbyll me një koment për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur dhe faktin që nuk bezdiset nga emrat që qarkullojnë si pasardhës të tij në stolin verilindor.

FORMA – “Në këto dy ndeshje që drejtoj skuadrën, mendoj se kemi bërë ndeshje të mira. Sidomos me Teutën. Ishte një skuadër e fortë dhe me pretendime për të kaluar turin. Besoj se na bën mirë në aspektin moral për vazhdimin e garës. Çfarë duhet përmirësuar? E para në përgjithësi shkuara nuk kishte moralin e duhur. Ka diçka, kur ndryshohet trajnerit varet se si merr rrjedha. Mendoj se kemi marrë për mirë dhe moralisht ekipi është mirë. Jemi munduar që në këto dy ndeshje të luajnë ata që janë mirë fizikisht. Kjo besoj se na ka dhënë rezultat”.

Titulli? Gjithçka është e hapur, nuk e themi për të mbajtur skuadrën në tonus. Kemi objektivat tona, matematika e lejon. Janë edhe 30 pikë në lojë”.

Terreni? Për të dyja skuadrat është njëlloj, do fitojë ekipi që triumfon në duele dhe ka më shumë mobilizim e uri”.

Kupa, për kampionatin? Kuptohet që kampionati ka të tjera vlera. Kjo është një hipotezë. E rëndësishme është që Kukësi të japë maksimumin. Luajmë jashtë dhe kushdo do kishte pasur vështirësi. Jemi afër Kupës dhe jemi një klub që kemi investuar shumë. E meritojmë një trofe, të paktën Kupën”.

“Sulmi? Në këtë ngjeshje të kampionatit, është problem. Koha e rikuperimit është e shkurtër. Jam i paqartë për formacionin. Gjatë kësaj periudhe me ndeshje të ngjeshura do mundohem ta freskoj skuadrën. Kjo është më e mira. Duhet vrapim dhe punë, ndaj këto ndeshje kanë konsumim. Do bëjmë ndryshime”.

Jeni të zhgënjyer nga Shkurtaj? Varet se si e shikoni ju. Për sulmuesin pika kryesore është goli, por mendoj se Shkurtaj në këto dy ndeshje që drejtoj unë është lojtari më i mirë në skuadër. Sidomos me Teutën, që bëri shumë volum. E them me pastërti që ishte më i miri për të dyja skuadrat. Kam besim absolut tek ai. Është në një moment ngërçi. Ai është i fortë dhe potent. Po të shkojë te goli, me potencën që ka mund të bëhet pjesë e kombëtares”.

Loja e fortë e Kastriotit? Jo për ta mbrojtur, por në historinë e futbollit ka skuadra që luajnë fort. Në këët pjesë të dytë të kampionatit, po t’i marrësh pikët, janë ndoshta pas Partizanit. Të gjitha ekipet poshtë kanë paraqitur futboll dhe mund të humbësh apo ta barazosh me ta”.

Kampionati më i çuditshëm? Nga aspekti i garës sportive, është më i miri. Kur ka garë për çdo pozicion, ka cilësi. Është luftë e ndershme dhe kjo është shumë e rëndësishme”.

“Tensioni i kampionatit? Janë ngjarje sporadike. Dy-tre momente nuk prishin një kampionat të mirë që po bëhet. Janë gjera që ndodhin në gjithë botën. E mira është të mos ndodhin, por ka tension. Gjithsesi janë sporadike dhe jo të përgatitura”.

Emra të shumtë për pankinën e Kukësin, ju vë në presion kjo? Kam mbi 15 vjet trajner dhe nuk kam frikë asnjë. Ardhja këtu nuk është rastësi. Ndoshta ka qenë një dëshirë e presidentit edhe më parë. Nuk jam nga ata që ndjej pr4esionin. Ka vite që punoj vazhdimisht dhe nuk më tremb presioni. E rëndësishme është që deri në fund të kampionatit të bëj më të mirën dhe të vlerësoj mundësinë që më ka dhënë presidenti dhe për të treguar që po punojmë mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online