Mikael Balak ka qenë një nga ata që e kanë kritikuar më së shumti trajnerin Hoakim Lëv. Gjermani ishte një dështim i vërtetë në Kupën e Botës, për faktin se nuk arriti që të kalonte as fazën e grupeve. Diçka e tillë ka sjellë shuam reagime të ashpra më së shumti në drejtim të trajnerit.
Balak ishte një prej atyre që mendonte se koha e Lëv në krye të Gjermanisë kishte ardhur në fund, por Toni kros i ka dalë në mbrojtje trajnerit të tij, madje duke aluduar se ish-futbollisti i Kombëtares ka pasur një dëshirë për ta pasuar timonierin aktual në krye të skuadër. Një sulm i hapu dhe i papritur nga ana e mesfushorit të Realit të Madridit.
“Secili ka mendimin e tij të ndryshëm. Ka nga ata që thonë se pas një suksesi të madh ja vlen më shumë të largohesh, por ka dhe nga ta që nuk duhet të vazhdosh kur kalon një moment të vështirë. Balak besoj se e ka menduar një ndryshim, pasi ai ndoshta donte vendin e Lëvit. Jam i bindur se do të rikthehemi në rrugën e mbarë me Lëvin. Ai ka treguar gjithnjë se mund të bëjë mirë dhe kemi pësuar një rritje progresive nën drejtimin e tij”.