Ndodhi kundër Liverpulit dhe Marsejës, Berat Gjimshiti tregoi se është një nga mbrojtësit më të vlerësuar në Europë

Berat Gjimshiti është padyshim një nga qendër mbrojtësit më të nënvlerësuar në Europë. Pavarësisht paraqitjeve të tij spektakolare, mediat nuk i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë.

Por Berat Gjimshiti e ka treguar veten dhe potencialin e tij. Shpëtoi një gol të sigurt në ndeshjen e parë kundër Liverpulit, u shpall më i miri i ndeshjes kundër Liverpulit në kthim dhe ishte po i miri në gjysmëfinalen e Europa League kundër Marsejës.

Pra në momentin që rritet vështirësia dhe loja nis të bëhet serioze, Berat Gjimshiti rrit nivelin e lojës dhe dallon mbi të tjerët. Shqipëri, mos u shqetëso, je në duar të sigurta. /Sport Ekspres/