Ndikon edhe në futboll! Arsenali donte të hiqte dorë, bleu një lojtar dhe pagoi dyfishin vetëm se ndërhyri…Vladimir Putin

Putini ka ndikim të madh, edhe në futboll, dhe pikërisht për shkak të tij Arsenali i pagoi ish-lojtarit të Kombëtares Ruse Andrei Arshavin shumë më tepër sesa duhej, rreth 15 milionë paundë. Ishte dy herë më shumë sesa ishte rënë dakord fillimisht mes ekipeve. Kjo u zbulua në autobiografinë e menaxherit të futbollit Jon Smith të quajtur “The Deal”.

Thuhet se Arsene Wenger në vitin 2009 ka kursyer rreth shtatë milionë paundë për sjelljen e mesfushorit të Zenit dhe në fund të janarit, transferimi është realizuar për 15 milionë paundë. Smith shkruan në autobiografinë e tij se ka qenë ndërmjetës në transferim dhe se ka negociuar për Ëengerin me rusët.

Nga ana tjetër, nuk ishte vetëm Zeniti, por edhe presidenti rus Vladimir Putin, i cili është shumë i lidhur me këtë ekip, që është në pronësi të Gazprom, gjigantit rus të energjisë. Putin mori përsipër një nga transferimet më të mëdha të Zenit, kështu që ai kërkoi nga Arsenali të paguante 15 milionë paundë, gjë që topçinjtë e bënë, megjithëse në një moment ata kishin një plan për të ndaluar negociatat dhe për të hequr dorë nga Arshavin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online