E bujshme/ UEFA nuk i lejon që të luajnë në vendin e tyre, në Rusi mendojnë që t’i zhvillojnë ndeshjet në shtëpinë e dytë…Serbi!

UEFA nuk i lejon klubet ruse që të luajnë në shtëpinë e tyre ndeshjet e Europës pas pu.shtimit të Ukrainës. Ndërkohë në Rusi po hidhet ideja, që ndeshjet të cilat do të jetën pritëse dhe do të zhvillohen në fushë neutrale, të zhvendosen drejt Serbisë. Këtë e ka konfirmuar ish-presidenti i Spartakut të Moskës, Andrej Cervichenko. Ky i fundit është shprehur se Serbia do të ishte vendi perfekt për t’i zhvilluar këto takime, teksa Spartaku do të luajë kundër Leipzig në Europa League.

“Të them të drejtën, nuk e kuptoj pse do të duhet të luajmë në një fushë neutrale. Më së miri do të ishte që Spartak ta luante ndeshjen e Europa League në Beograd. Shpresoj se mund të rregullohet. Minsku do të ishte një zgjidhje edhe më e mirë, por mendoj se është e vështirë të arrihet në këtë situatë”, tha Cervichenko. Një zgjedhje e tillë do të pritej mirë nga ekipi rus teksa tifozeritë e Spartakut dhe Crevena Zvezda janë të binjakëzuara. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online