“Ndikojnë te arbitrat dhe të prishin lojën“, Klinsman tregon hiletë e Iranit: E kanë në kulturën e tyre

Irani mori fitoren e parë në grup dhe tani hedh kandidaturën që për të parën herë të shkojë në fazën me eliminim direkt. Por jo të gjithë i japin merita për rezultatin e marrë kundër Uellsit. Jurgen Klinsman është shprehur se iranianët janë hileqarë dhe se ndikojnë shumë në vendimin e arbitrit. Madje guxon edhe  të shprehet se është në kulturën e tyre të sillen në këtë mënyrë.

“Mënyra se si ata luajnë është pjesë e kulturës së tyre. Ata bëjnë arbitrin kryesor, bëjnë gjyqtarin e linjës dhe arbitrin e katërt. Ata janë vazhdimisht në veshin e tyre. Ka shumë incidente që nuk i shihni. Kjo është kultura e tyre. Ata thjesht ju prishin lojën. Do të kishte qenë ndryshe nëse një gjyqtar tjetër do të kishte arbitruar. Ata gjithmonë kishin pesë futbollistë pranë gjyqtarit dhe kjo nuk e ndihmoi aspak Uellsin”, ka thënë Jurgen Klinsmani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online