Ndihen si në “burg të hapur”! Filloi eksodi i lojtarëve nga Arabia Saudite drejt Europës, Henderson lë paratë dhe shkon te Ajax

Pak ditë më parë kemi shpërndarë një artikull ku theksonim se në mediat botërore po flitej për pakënaqësinë e yjeve të Europës që shkojnë në Arabinë Saudite. Paraja nuk blen lumturinë dhe për shumë nga këta lojtarë, ndiheshin si të ishin në një burg të hapur dhe luksoz, por aspak të përmbushur.

Niveli i futbollit në atë vend lë shumë për të dëshiruar dhe përshtatja me jetën në Arabinë Saudite, është një sfidë më vete. Henderson e ka marrë hapin e tij, pasi nënshkroi për Al Ettifaq nga Liverpool, vetëm gjashtë muaj më vonë ka shkëputur kontratën duke lënë paratë dhe po mbyll marrëveshjen me Ajax. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online