Goditjet e zgjuara në merkato janë vetëm të kësaj natyre, Elmando Gjini i Teutës nuk kalohej kundër Partizanit

Merkato e Superiores ka pasur zakonisht të njëjtën natyrë. Lojtarë që ishin pjesë e një ekipi, ndërronin fanellat dhe shkonin në skuadrën tjetër. Por Egnatia është një prej atyre ekipeve që e theu këtë tabu, duke marrë futbollistë të panjohur për kampionatin tonë, me shumë potencial dhe duke i shitur në Europë.

Afrimi i fundit i rëndësishëm për Egnatian ishte Rezart Rama, një lojtar që më herët konsiderohej si një talent i madh për Kombëtaren Shqiptare dhe që luante te Notingham Forest U-23. Nga ana tjetër edhe Teuta e bëri një goditje të kësaj natyre me Elmando Gjinin. Në ndeshjen kundër Partizanit, Gjini hyri nga stoli dhe ishte i pakalueshëm. Thuajse çdo duel i fituar, duke i dhënë garanci dhe qetësi trajnerit Martini për vazhdimësinë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online