Xhorxho Kielini është pa diskutim një prej mbrojtësve që do të mbahet mënd gjatë nga tifozët e Juves në të ardhmen. 34-vjeçari ka arritur që të marrë 7 tituj dhe që nga vitit 2005 nuk e ka tradhtuar asnjëherë fanellën bardhezi.
Tani, kapiteni i “Zonjës së Vjetër” do të bëhet një prej 5 lojtarëve me më shumë prezenca në këtë skuadër. Në Milano, Kielini do të luajë ndeshjen e 482 në të gjitha garat. Një arritje e madhe për mbrojtësin, i cili do tentojë që të ngjitet akoma dhe më shumë në këtë klasifikim secila, pasi do të barazojë Roberto Betegën.
Këtë edicion Kielini ka zhvilluar vetëm 6 ndeshje si titullar në kampionat, ndërsa 5 të tjera i ka parë nga stoli, por duhet thënë se ka qenë titullar i padiskutueshëm në 3 nga 4 ndeshjet e Championsit këtë sezon.