Ndeshja më e dobët e dy viteve të fundit, shihni statistikat dëshpëruese të Lewandowskit falë Marash Kumbullës

Marash Kumbulla kishte një mbrëmje të jashtëzakonshme kundër Polonisë. Mbrojtësi shqiptar i fitoi të gjitha duelet kundër Leëandoëskit, pa harruar edhe mbështetjen që kishte në krahun e tij, Ardian Ismajlin. Statistikat e sulmuesit të Bajern kanë qenë dëshpëruese dhe për mediat polake ishte më i dobëti në fushën e lojës. Për shumëkënd kjo ka qenë ndeshja më e dobët e dy viteve të fundit të Leëandoëskit dhe ideja mbështetet mbi fakte.

Në bazë të “Soccerway”, faqja e statistikave, Leëandoëski ka marrë notën 6.4, ku ka fituar vetëm 3 nga 7 duele. Hera e fundit që kishte marrë të njëjtën notë me Poloninë ka qenë 6 shtatori i 2019, kur Polonia do të humbiste në transfertë me Slloveninë në shifrat 2-0. Ndërkohë edhe me Bajernin e Mynihut, për të kërkuar një ndeshje po kaq të dobët të Bayern që luan thuajse dy ndeshje në javë, duhet të shkojmë te 18 dhjetori i 2019 në takimin Freiburg-Bayern. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online