E FUNDIT/ De Biazi e pranon vetë dhe pritet të jetë trajneri i Kosovës, por a do t’i përshtatej filozofisë së dardanëve?

De Biazi pritet që të jetë trajneri më i ri i Kosovës. Ish-tekniku i Shqipërisë pritet që të mbyll eksperiencën e dështuar te Azerbajxhani dhe në bazë të rezultateve negative, nuk do të ketë më rinovim. Nga krahu tjetër Kosova ka shkarkuar trajnerin e saj, Shaland, pas humbjes së djeshme me Gjeorgjinë.

“Pas një muaji më skadon kontrata me Azerbejxhanin, por nuk kam folur me FFK-në. Jam i hapur dhe do të ishte kënaqësi ta merrja drejtimin e Kosovës”, tha De Biasi për “Indeksionline”. Por sa do të përshtatej italiani te Kosova? Kjo ngre shumë dyshime pasi Kosova ka ecur gjithmonë me filozofinë sulmuese. Ndërkohë me afrimin e De Biazit, dardanët do të punonin më shumë në mbrojtje dhe kjo do të limitonte sulmuesit që të tregojnë aftësitë e tyre. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online