E pyesin për skandalin, i vetmi lojtar i Polonisë që vlerësoi tifozët e Shqipërisë: Ata jetonin për futbollin, më pëlqyen

Erdhën, panë, provokuan, fituan dhe u larguan. Ky ishte udhëtimi i polakëve në Shqipëri, atje ku Kombëtarja e drejtuar nga Sousa triumfoi në shifrat 0-1. Menjëherë pas golit të shënuar do të niste festimi i Swiderskit para tifozëve shqiptarë. Provokimi ishte kryefjala e polakëve, teksa më herët kishte edhe disa situata të portierit Shezni me tifozët shqiptarë, mes ironisë që karakterizoi gardianin e Juventusit. E teksa shishet e ujit shpërthyen drejt lojtarëve të Polonisë, sigurisht që nga kundërshtarët nuk mund të kishte vlerësime për atmosferën në “Air Albania”.

Por pavarësisht asaj që ndodhi, mbrojtësi që luajti kundër Shqipërisë, Pawel Dawidowicz, ishte i vetmi që ka vlerësuar tifozët shqiptarë. I pyetur nga gazetarët polak rreth sjelljes së tifozëve dhe skandalit, mbrojtësi i Veronës është shprehur: “E dinim që duhej të ktheheshim me fitore dhe duhet të ishim sa më të përqendruar, në mënyrë që të mos na shpërqëndronte askush. Është kënaqësi që të luash në ndeshje të tilla. Mund të ndiesh atmosferën dhe tifozët. Mendoj se njerëzit atje jetojnë me futbollin. Më ka pëlqyer”, tha futbollisti polak. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online