Të dielën në Itali do të luhet një ndeshje e madhe, pasi në San Siro do të jetë vizitor Juventusi. Milani do të pres kampionët dhe kryesuesi e Seria A, në një takim tejet interesant. Skuadra e Gatuzos do të tregojë në një ndeshje të madhe se skuadra mund të pretendojë një nga 4 vendet e para.
Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport” të gjitha biletat janë shitur dhe Milani ka arkëtuar një shifër rekord të ardhurash, diku te 4.9 milionë euro. Vetëm pak bileta kanë mbetur në treg, por dhe ato i takojnë sektorit mik.
Nga mbi 200 vende do të ketë tifozë në këtë sfidë, por interes ka dhe nga mediat, pasi mbi 300 gazetarë dhe fotoreporter do të jenë nesër në stadium. Një ndeshje e gjitha për t’u shijuar.