Ndeshja e turpit/ U ndërpre pasi rivali i Benfikës përfundoi me 6 lojtarë në fushë, reagon presidenti i klubit: Kam 48 vite që shoh futboll, kurrë më dinjitoz

Ndeshja e turpit është konsideruar përballja e djeshme mes Belenenses dhe Benfikës. Gjigantët portugez e kanë mbyllur me shifrat 0-7 pjesën e parë, por kjo jo për shkak të meritës së tyre. Federata detyroi Belenenses që të luante me 9 lojtarë nga minuta e parë, ku ishin dy portierë në fushë dhe gjysma e tyre ishin nga U-23. Gjithçka u ndërpre në minutën e 48 pasi Belenses përfundoi me 6 lojtarë në fushë. Arbitri duhet të zbatonte rregulloren dhe të ndërpriste takimin. Mbi këtë situatë ka reaguar edhe presidenti i Belenses që është shprehur:

“Kam 48 vite që shikoj futboll dhe nuk kam parë lojtarë me qëndrim kaq dinjitoz sa lojtarët që u paraqitën dje. Unë kam një ndjenjë të mirëkuptimit të thellë për ta. Ata u treguan të gjithëve se çfarë do të thotë të kesh dinjitet. Që luajtëm dke ishte një keqardhje për të gjithë ne, përveç nëntë lojtarëve që duruan në fushë”, tha presidenti i Belenenses, Rui Pedro Soares. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online