Starova sulmon Panuçin: Ndonjëherë bëhet si kalama!

Konferenca e tensionuar e trajnerit Kristian Panuçi, fjalët e ashpra ndaj Abazajt, deklaratat ndaj disa lojtarëve (pa thënë emra), që sipas tij nuk e ndjejnë aq sa duhet fanellën, apo akuzat se dikush i jashëm, i cili ka lidhje me lojtarët punon kundër trajnerit, janë komentuar nga Sulejman Starova.

Në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, ish-trajneri, që pas largimit nga Feronikeli, është kthyer në rolin e opinionistit tha: “Panuçi duhet të jetë më xhentëllmen, kur janë disa situata rreth ekipit. Ndonjëherë bëhet si kalama, ashtu si ka qenë edhe te Roma, që bënte veprime kur merrte kartonë. Por, tashmë ai nxehet shumë shpejt, provokohet shumë lehtë nga pyetjet”.

Më tej ai komentoi edhe mungesën e lojtarëve të kampionatit shqiptar në Kombëtare, ku kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha është përfaqësuesi i vetëm i Kategorisë Superiore. Zgjedhjet e Panuçit janë kritikuar gjatë nga opinioni, ndërsa Starova dha një zgjidhje alternative.

“Si i sheh Panuçi lojtarë si Trashi, Malën, Bardhin? Duke bërë vlerësim vetëm pas 90 minutave në stadium, kur do të ishte më mirë të vinte një javë ti shikonte lojtarët në stërvitje. Pas tre edicionesh erdhi njëherë De Biazi te Partizani, unë isha drejtor i klubit në kohë kohë. Nisëm të diskutonim dhe më tha: ‘Një herë që erdha nuk pashë gjë’”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online