Ndërrim pankine në La Liga, Vijareal shkarkon trajnerin

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Humbja në shtëpi kundër Selta Vigos me rezultatin 2-3 ka rezultuar fatale për trajnerin e Vijarealit. Klubi spanjoll ka vendosur të shkarkojë nga detyra Havier Kajeha. 40-vjeçari ka punuar me të gjithë ekipet e Vijarealit, duke nisur nga ato të moshave.

Ai nisi punën si trajner i ekipit të parë me datë 25 shtator të vitit të kaluar. Gjatë merkatos së verës “nëndetësja e verdhë” shpenzoi rreth 50 milionë euro në merkato, por paraqitjet e ekipit kanq qenë zhgënjyese.

Havi Kajeho

Vijareali renditet në vendin e katërt nga fundi me 14 pikë, tre më shumë se zona e rënies nga kategoria. Drejtuesit e klubit po punojnë për të gjetur trajnerin e ri dhe zyrtarizimi i tij do të vijë në orët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *