Ndërprerja ndihmon Luftëtarin, klubi përgatit abonimet për tifozët

Stafi teknik po përfiton nga ndërprerja e kampionatit për të rritur parametra fizikë, ndërsa klubi ka gati abonimet vjetore për tifozët   

Gëzim Beqiri

Duke përfituar nga ndërprerja e kampionatit, stafi teknik i Luftëtarit ka programuar një tjetër plan stërvitjeje, duke i kushtuar më shumë kohë përgatitjes fizike. Për më shumë se 30 minuta, futbollistët kalojnë në përgatitjen atletike, të drejtuar nga përgatitësi atletik Kostas Koltsidas. Mbas kësaj, futbollistët janë ndarë në dy grupe, duke vepruar në dy pjesët e fushës. Nën urdhrat e trajnerit Fernandez dhe grupi tjetër i drejtuar nga Luis Curbelo, pothuajse kanë vepruar në të njëjtën mënyrë. Kjo ndarje është praktikuar edhe në ditët e tjera të stërvitjes, me qëllimin që futbollistët të veprojnë sa më aktivisht. Nga mungesa e përgatitësit të portierëve, F.Kristidhit, i cili është ndihmëstrajner dhe i grumbulluar në ekipin kombëtar U-17, fillimisht katër portierët kanë marrë udhëzime nga një prej trajnerëve, Luis Curbelo, dhe më pas kanë vepruar në mënyrë të pavarur.

Do të mungojë këto ditë në stërvitje futbollisti Kristal Abazaj, i grumbulluar me kombëtaren e 21-vjeçarëve, ndërkohë që edhe Toledo është stërvitur veç grupit, për shkak dëmtimi në takimin me Flamurtarin. Përpara fillimit të stërvitjes është biseduar për disa minuta midis stafit teknik në mesin e fushës për ndeshjen e javës së kaluar, ku Luftëtari barazoi pa gola në Vlorë me Flamurtarin. Më shumë, ai që përherë është më aktiv në marrëdhëniet me futbollistët, Curbelo, përveç përgëzimeve, ka theksuar se ndaj Flamurtarit duhej të evitoheshin disa gabime elementare, sidomos në qarkullimin e saktë të topit në mesfushë.

ABONETË – Klubi i Luftëtarit ka vendosur që këto ditë të shpërndajë biletat hyrëse në stadium, në formën e një aboneje, për të gjithë të interesuarit, që do të ndjekin ndeshjet e Luftëtarit në Gjirokastër. Me një çmim të arsyeshëm do të fillojë që këtë fundjavë shpërndarja e tyre. Praktikohet për herë të parë në Gjirokastër dhe përveçse do të ketë më shumë shikues në stadium, ata do të jenë edhe më shumë në mbështetje të skuadrës, qoftë edhe me një sjellje korrekte. Rrethimi i stadiumit i jep më shumë seriozitet dhe “detyron” sportdashësit ta ndjekin ndeshjen nga brenda rrethimit. Për këtë qëllim, do të plotësohen të gjitha shkallët me ndenjëse plastike për të përballuar numrin e tifozërisë jo vetëm vendase, por edhe kur vijnë nga qytetet e tjera. Edhe për tribunën VIP do të ketë të abonuar vjetorë. Aboneja do të ketë shumë elementë sigurie dhe shpërndarja e tyre do të fillojë disa ditë para ndeshjes që Luftëtari do të zhvillojë në Gjirokastër javën e ardhshme të kampionatit me ekipin e Kamzës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online