“Çdo ekip e ka 200% me Teutën“, Kallaku sqaron rikthimin në Durrës: Pata 3 biseda me presidentin e Lokomotivës, donte të rrija

Sherif Kallaku ishte i ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Ora Sport“ në “Ora News“, ku ka folur për ecurinë e Teutës në këto javë të para. Sipas tij ekipi ka krijuar shumë përpara portës, por ka ende për tu përmirësuar. Sa i përket rikthimit të tij në Superiore, Kallaku thekson se ishte dëshirë e tij, pasi presidenti i Lokomotivës së Zagrebit nuk ishte dakort me një vendim të tillë. Megjithatë huazimi është i vlefshëm vetëm për 6 muaj, më pas do të shihet se si do të shkojë e ardhmja.

“Me Kukësin ishte një sfidë shumë e vështirë dhe një 3 pikësh me shumë vlera. E rëndësishme është që boshti i ekipit është përsëri. Tani e rëdësishme është të mbash atë ritëm. E kam thënë që Teuta ka një skuadër shumë cilësore. Duke marrë parasysh nga 4 ndeshjet që kemi bërë, kemi pasur ndehsje të vështira nga kalendari, them që kemi krijuar shumë. Çdo ekip ndeshjen ndaj Teutës e ka 200%. Jam i lumtur për pikët, por duhet të përmirësohemi.

Sa i përket qendrimit tim në Shqipëri, nuk është vetëm në dorën time por dhe të presidentit të Lokomotivës. Tani jam i lumtur për faktin që jam këtu. Huazimi është vetëm për 6 muaj dhe dua ta theksoj që kam pasur të paktën 3 biseda me presidentin e Lokomotivës, sepse dëshira e tij ishte të rrija atje. Por me ndihmën e drejtorit dhe Prengës më lanë të vija për 6 muaj. Rikthimi për mua ishte gjëja e duhur, sepse të them të drejtën nuk po kaloja momente shumë të mira atje”, ka thënë Sherif Kallaku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online