“Ndaj Simeones nuk mund të jetë e mërzitshme“, legjenda e Liverpool-it i del në mbrojtje: Duket se duhet të dalë në pension për ta vlerësuar

Diego Simeone ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike javët e fundit, për shkak të skemës 5-5-0 të përdorur në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Manchester City-t. Të shumtë ishin ata që e konsideruan të mërzitshme lojën e tij mbrojtëse, por ka pasur edhe nga ata që i kanë dalë krahë.

Jamie Carraghen është shprehur se një ndeshje kundër Simeones nuk mund të jetë kurrë e mërzitshme. Madje ish-lojtari i Liverpool-it shton se “el cholo” është trajneri të cilin do të dëshironte ta shihte në Premier League.

“Një ndeshje me Simeone nuk mund të jetë e mërzitshme. Trajneri që do të doja më shumë ta shihja në Premier League është Simeone. Fatkeqësisht, bota e futbollit duket se duhet të presë derisa ai të dali në pension për ta vlerësuar atë…“, ka thënë Jamie Carragher./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online