Naser beson te Kukësi: Asnjë rival më i fortë se ne

Siraj Naser është një ndër përforcimet më të rëndësishme verore të Kukësit dhe gjithashtu një ndër futbollistët më të paguar në Superiore, me rreth 9,000 euro në muaj. Mesfushori anësor, i cili luan edhe si sulmues krahu, nuk ishte në formë perfekte fizike në ndeshjet kundër Sherifit, ndaj nuk u aktivizua titullar, por tashmë ndihet gati të japë kontribut maksimal dhe besoj se te Kukësi do të fitojë trofe.

“Më pëlqen ambienti që kam gjetur te Kukësi, më pëlqen skuadra. Shokët e ekipit më kanë ndihmuar të përshtatem sa më shpejt me klubin tim të ri si dhe të njoh Tiranën si qytet. Mendoj se do të zhvillojmë një sezon pozitiv. Është e vërtetë që nga skuadra janë larguar disa futbollistë cilësorë, por lojtarë të tjerë shumë të rëndësishëm janë bërë pjesë e Kukësit. Me mua por edhe me futbollistët e tjerë që i janë bashkuar ekipit besoj se Kukësi do të luftojë për të fituar trofe edhe në sezonin e ri”, shprehet Naser, duke folur në Supersport.

Mesfushori nuk shqetësohet nga konkurrenca e madhe në repartin e tij: “Konkurrenca është diçka shumë e rëndësishme në futboll. Në cdo skuadër duhet të vuash konkurrencën. Unë jam një futbollist profesionist dhe duhet të jem i përgatitur për të përballuar me sukses konkurrencën në ekip. Mendoj se jam gati për të luftuar për një vend në formacion dhe nëse do ta meritoj mendoj se do të jem një titullar fiks te Kukësi. Edhe pse ka vetëm pak që e njoh, Milinkoviç është një trajner i mirë. Ai punon fort dhe me të, të gjitha seancat stërvitore janë shumë intensive. Me trajnerin e ri besoj se do të përmirësohemi dhe kam bindjen që ai do të bëjë një punë të mirë te Kukësi”.

Nasser kërkon trofe në Shqipëri dhe nuk i druhet askujt: “Objektivi kryesor i Kukësit ,jo vetëm këtë vit, por në çdo sezon, është të luftojë për të gjithë trofetë e mundshëm. Unë kam ardhur pikërisht për të fituar sa më shumë tituj me Kukësin. Nuk e njoh mirë kampionatin shqiptar dhe nuk e di sesi në cfarë gjëndjeje janë rivalët tanë, por e sigur  është që kundërshtarët nuk janë më të fortë se ne dhe për mendimin tim Kukësi është gati për të konkurruar për çdo trofe”.

Krahasimi mes futbollit shqiptar e atij izraelit: “Unë kam luajtur në Izrael gjatë gjithë karrierës time, atje luhet një futboll i shpejtë dhe i fortë. Por, me aq sa kam kuptuar edhe në Shqipëri luhet një futboll i fortë dhe i ashpër dhe duhet të jesh i qëndrueshëm gjatë gjithë sezonit dhe të ruash të njëjtën performancë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online