Naser Aliji refuzoi ofertë nga Polonia

Pas Armando Sadikut, në Poloni mund të shkonte edhe Naser Aliji.

Mbrojtësi i majtë i kombëtares sonë ka marrë para pak ditësh një ofertë nga Zaglebie e Lubinit, klub pa ambicie të mëdha, ndryshe nga Legia e Sadikut.

Aliji luajti me luhatje sezonin e shkuar te Kaizerslautern dhe duket jashtë planeve këtë sezon, sepse edhe sot, në startin e kampionatit në Nurenberg, nuk është fare në skuadër. Kaizerslautern u mund 3-0, një fillim i keq i kampionatit, ku duket se Lautern ka pak shanse të luftojë për kreun.

Mbrojtësi ka kontratë deri në vitin 2019, ndaj Zaglebie shpresonte ta merrte në huazim.

Gjithsesi, vetë Aliji nuk ishte entuziast për kalimin në kampionatin polak, ndaj ka refuzuar transferimin dhe mbetet pjesë e Lauternit, për momentin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *