Besëlidhja befason, Tanushi trajner dhe disa afrime cilësore

Lezhjanët afrime me “silenciator”, konfirmohet Ndreca vjen edhe Isak Kamara

Vladimir Prenga

Lezhjanët duket se nuk heqin dorë nga synimet për të tentuar Superioren. Presidenti Gjok Noka ka gati disa futbollistë, por fillimisht pritet qe ta nisë nga trajneri. Kështu ish-sulmuesi i spikatur i Laçit dhe disa ekipeve të tjera në Superiore e Kategorinë e Parë, Eduart Tanushi mësohet se është kandidati kryesor dhe shumë afër stolit lezhjan. Tanushi vjet ka qenë trajner te Burreli ndërkohë edhe zv.trajner në Puke ne Superiore si ndihmës i Nikajt. Burime pranë lezhjanëve konfirmojnë enkas për “Sport Ekspres” bisedimet. Eduart Tanushi, disa vite më parë ka qenë edhe futbollistë në radhët e skuadrës lezhjane, kur ata kanë marrë pjesë në Superiore.

Merkato  – Para disa ditësh, “Sport Ekspres”, krahas Bangurës e Kontit, dy lojtarëve nga Guinea që kanë qenë pjesë e Pogradecit, konfirmoi rikthimin e tre Danajve te Besëlidhja. Sadushi në mbrojtje, Rinevi në portë e Rubeni në sulm. Ndërkohë edhe Edison Ndreca qëndron te Besëlidhja, pasi ka kontratë dhe shihet sërish si titullar i linjës së majtë edhe pse ka pasur disa oferta nga elita. Madje ka qenë edhe shok skuadre te Laçi dhe Burreli me Tanushin qe është kandidati kryesor për trajner. Një tjetër lojtar titullar është rikthyer në Lezhë dhe bëhet fjalë për Isak Kamaranë që ka qenë pjesë e Besës si i huazuar nga Besëlidhja. Kamara pritet që të luaj në qendër të mbrojtjes, pasi ka eksperiencë të mjaftueshme dhe është një lojtar shtatlartë i fortë në ajër dhe i saktë në kontrollin e topit. Pritet që në Lezhë të ketë të tjera afrime cilësore dhe Besëlidhja me ruajtjen e grupit dhe merkaton do të mbetet kandidate kryesore për elitën.

Afrimet në Lezhë

1 – Rinev Danaj

2 – Sadush Danaj

3 – Isak Kamara

4 – Ruben Danaj

5 – Sheik Konte

6 – Mus Bangoura

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online