Pepe Reina do të luajë te Milani prej sezonit të ardhshëm, pasi në verë i përfundon kontrata te Napoli dhe nuk bëhet fjalë për rinovim. Ditët e fundit portieri spanjoll ka organizuar një darkë me shumë të ftuar, si lamtumirë, ndërkohë që në mediat italiane zbulohet arsyeja pse Reina po largohet nga klubi jugor që këtë sezon luftoi për titull deri në fund dhe ka ende shanse matematike.
Sipas Premium Sport, Reina ka folur me miqtë e tij gjatë darkës së lamtumirës, duke zbuluar se arsyja e largimit është presidenti Aurelio De Laurentiis, me të çilin ka kohë që nuk ka marrëdhënie të mira.
Edhe në vitin 2017 Reina ishte pranë transferimit te PSG-ja, por më pas u ndal gjithçka. Napoli i ofroi Reinas vetëm një vit kontratë, ndërsa Reina mbeti i zhgënjyer, sepse priste një kontratë dy-vjeççare, kontratë që në fakt ia ofroi vetëm Milani, duke shtuar edhe një vit si opsion rinovimi.
Reina ka luajtur për 4 sezone te Napoli, duke u bërë një lider dhe duke qenë mjaft i dashur për tifozët, ndaj largimi i tij do të krijojë jo pak debate, aq më shumë që pas spanjollit, flitet se edhe lojtarë të tjerë do kërkojnë largimin.